Robert Lewandowski është padyshim ylli i ri i Barcelonës. Ende pa debutuar me klubin blaugrana, polaku është kthyer në idhullin e tifozëve.
Të shumta kanë qenë kërkesat për të blerë një fanellë me emrin e tij, por për diçka të tillë u duhet të presin ende. Arsyeja? Nuk kanë më gërma “W”.
Një arsye qesharake dhe deri diku e vështirë për t’u besuar, por që reflekton problemet në orgazimin e brendshëm të klubit.
“ESPN“-ja ka shpërndarë një video kur njëri prej tifozëve kërkon shpjegime në dyqanin zyrtar të Barcelonës se përse nuk mund të blejë një fanellë të Lewandowskit. “Nuk kemi shkronjat ‘W‘ dhe ai ka dy të tilla në mbiemër“, është përgjigja e punonjësit të dyqanit.