Ekipi i Universitateas së Kraiovës ka mbërritur paraditen e sotme në Shkodër. Pikërisht, rreth orës 12:30, rumunët kanë zbarkuar në qytetin verior teksa kane hyre nga pika doganore e Hanit te Hotit ngaqe itinerari i linjes ajrore te tyre ka qene nga Krajova ne Podgorice.

Ata sonte dhe do të akomodohen në “Hotel Colosseo”, në qendër të qytetit, ndërsa pasditën e sotme do të zhvillojnë edhe seancën e fundit stërvitore në “Loro Boriçi”, në prag të ndeshjes së Conference League ndaj shkodranëve.

Ne oren 18.30 eshte planifikuar konferenca e shtypit e ekipit mik, nderkohe qe stervitjen do ta zhvillojne duke filluar nga ora 19.00 dhe ajo do te zgjase rreth 60 minuta.

Vllaznia-Universitatea Kraiova do të luhet mbrëmjen e nesërme në stadiumin “Loro Boriçi”, në kuadër të ndeshjes së parë të turit të dytë të Conference League, duke nisur nga ora 21:00.
Maringlen ZHIVANI