Skuadra e Tërbunit zbriti këtë edicion futbollistik në Kategorinë e Dytë. Për këtë, drejtori teknik i pukianëve, Oltijon Kërnaja ka kërkuar falje publike për të gjithë tifozët.

Ai thekson se nuk i intereson se nga kategoria kanë rënë edhe ekipe elitare si Tirana apo Vllaznia. Kërnaja premton se do ta rikthejë shumë shpejt në Kategorinë e Parë skuadrën e Tërbunit.

Shkrimi origjinal i Oltion Kërnajës, postuar në rrjetet sociale:

“Ndjese publike per te gjithe ju.

Ju nuk e meritonit keto rezultate, te pakten kete sezon jo.

Ju kerkoj Falje , te gjitheve….

Duke filluar nga presidenti, kryetari i bashkise,z Gjon Gjonaj , qe ka qene mese korrekt me cdo lloj gjeje, deri tek tifozi me i fundit i KF Tërbuni.. Faleminderit per mbeshtejen që me keni ofruar..

Nuk dua te bej asnje lloj krahasimi, ka ra edhe Tirana , apo bie Vllaznia. Per ne, mua dhe ju bashke Terbuni eshte ekipi i zemres , nuk na interesojne te tjerat.

Pamvarsisht cdo lloj situate te krijuar, pamvarsisht cdo lloj padrejtesie qe na eshte bere, ne sduhej te conim situaten ne keto kushte.

Jam i gatshem te perballem me cdo person per cdo lloj sqarimi. Kete sezon asnjehere nuk ma merrte mendja per kete situate ose qe do te beja kete status me ndjese publike.

Sezonin qe kaloi kisha frike se sdo ja dilja, per shume arsye, por me nje merkato cilesore me djem te mire pa.emra, me nje grup te shkelqyer, dhe mbeshtetje nga cdo pushtetar i rrethit te Pukes,

ja arritem ja dolem..por…. Olti Kernaja dhe gjithe stafi eshte munduar gjithmone per me te miren , pamvarsisht qe ndonjehere mund edhe tkemi.gabuar. Pamvarsisht ndonje perplasje ne fillim te sezonit.

Une si drejtor teknik jam munduar te afroj prane atije ekipit lojtar te vlefshem, te duhur per ate kategori. Sigurisht qe kushtet , vendi dhe disa arsye nuk me jepnin shume te drejte te operoja me.lojtar cilesor.

Perseri ekipi kishte nje gjysem sezoni te mire, duke u renditur ne 4 vendet e para… Por nuk mjaftoi..

Gjate merkatos se dimrit i vetmi treg qe mund te nderhynim ishte tregu me.lojtar te huaj, sepse sic e thash me lart, eshte e veshtire te afrosh lojtar Shqiptar qe te behet rruga thuajse cdo dite Tirane-Shkoder-Shkoder -Tirane.

Por per shume arsye, nuk u realizuan. Situata u perkeqesua ne muajin Shkurt…

Moti, pak demtimet dhe situata te tjera te jashtme ndodhi ajo qe nuk.pritet. Ndoshta ne momente me te qeta do analizojme ne detaje asryet se perse ndodhen te tilla rezultate.

Nuk jam tip qe justifikohem nepermjet rrjeteve sociale, sic e kam shprehur per shume gjera mund me kontaktoje kushdo per te diskutuar mbi arsyen e ketije deshtimi.

Ju premtoj se Tërbuni, sido qe te shkoje situata , do te rikthehet shpejt ne Kategori te pare”./newsport/