Baldo Rainieri e ka nisur me fitore rikthimin te skuadra e Chiasos, teksa ka fituar me rezultatin 3-4 ndaj Wolhenit të vendit të fundit.

Ish-trajneri i Vllaznisë është rikthyer vetëm përpara pak ditësh në stolin e Chiasos, pasi ka qenë edhe gjatë sezonit të shkuar në këtë aventurë.

Ajo që vlen për t’u theksuar në këtë takim, është goli i Taulant Seferit për ekipin e Wolhenit, megjithëse ka shërbyer vetëm si statistikë për skuadrën e tij.

Mesfushori i Shqipërisë U-21 është në huazim në kategorinë e dytë zviceriane nga ekipi i Yang Boys.