
Ditën e sotme, Armando Cungu ashtu siç pritej është takuar me presidencën e Kukësit teksa kanë filluar tashmë të bisedojnë për të ardhmen e kësaj skuadre. Ndonëse firma e Cungut në kontratë ende nuk është hedhur, kontrata e tij duket punë e kryer por nga sa merret vesh është lënë të firmoset bashkë me dy ndihmësit e tij. Kjo ngaqë presidenti Safet Gjici, i ka kërkuar Cungut të marrë me vete edhe stafin e tij. Interesant shumë janë emrat që ai ka propozuar për ndihmës të tij. Njëri është i mirënjohuri Esat Rakiqi i cili ka një përvojë 35 vjeçare si ndihmëstrajner dhe tjetri është trajneri i portierëve Avenir Dani. Këta janë dy emrat e propozuar nga ai për të plotësuar pankinën dhe me shumë mundësi, të tre ata sëbashku nesër do jenë sërish në Tiranë për të biseduar për kushtet e kontratës dhe me shumë siguri për të firmosur kontratat. Në këtë mënyrë Kukësi i Superligës duket se do flasë “shkodrançe” sepse pas treshes së trajnerëve mund të ketë edhe futbollistë nga ky qytet që do të luajnë për këtë skuadër.
Gjergj KOLA