Ramadan Shehu, ish-futbollist dhe trajner i cili ka drejtuar edhe ekipin e Vllaznisë në të kaluarën, e cilëson si të pakuptimtë largimin e Ernest Gjokës nga shkodranët dy javë para fundit të kampionatit.

Në fjalët e tij në “Fair Play”, ai kritikoi zgjedhjen që bëri sot trajneri i shkodranëve.

“Nuk do ta pranoja se është e pakuptimte një tërheqje e tillë. Nëse e ka kërkuar më parë, do të ishte më frytdhënës të bëhej atëherë, jo tani.

Si do ikësh, ke qëndruar deri këtu, si do ikësh kështu? Në mënyrë të shkëputur? Pa u kompletuar gjërat, duke e lënë anijen në mes të oqeanit?

Nuk mund të ikësh pasi ke qëndruar kaq kohë. Po sikur të fitohen ndeshjet e tjera çfarë ndodh? Ai ndoshta është tërhequr se e ka cilësuar si fund kampionati”, deklaroi Shehu. /vipsport/