Aaron Ramsey transferimi i kësaj vere nga skuadra e Juventusit ka dhënë një intervistë për “BBC”, ku ka treguar për këtë aventurë të re tek skuadra torineze, gjithashtu ish-mesfushori i Arsenalit foli dhe për marrëdhënien me Cristiano Ronaldon.

“ Pata një mundësi të madhe për të qenë pjesë e një projekti gjigandesk. Dua të jem pjesë dhe ta shijoj. Tan mund të ndihmoj shokët e mi të arrijmë objektiva të mëdhenj.

Cristiano Ronaldo është si të gjithë. Është një nga më të mëdhenjtë në fushë por në situata të tjera është shumë normal. Di si ta thyejë akullin dhe të bëjë të ndihesh komod. Juventusi është një familje e madhe dhe qëllimi  është i përbashkët: të fitojmë ndeshje dhe trofe. 

Të gjithë jemi të fokusuar. Ishte frustuese të mbyllja karrierën me Arsenalin i dëmtuar dhe po ashtu i dëmtuar të nisja aventurën me Juventusin.

Tani jam më mirë dhe jam krenar për golin e parë me bardhezinjtë.  Kam shumë për të bërë dhe për t’u përmirësuar. Kam pasur një impresiono shumë të mira nga Sarri. Ai ka ide të reja dhe po punojmë mbi to. Akoma nuk jemi aty ku duhet por gradualisht do të përmirësohemi dhe do ta shprehim këtë në fushë”, u shpreh Ramsey.