Me vetëm njërin prej amerikanëve në fushën e lojës, Vllaznia ka arritur fitoren e parë në kampionat. Ajo ka mundur pasditen e sotme në “Qazim Dervishi” ekipin e Barleti Eagles me rezultatin 80-74.

Ndeshja në fakt nuk ka nisur mirë për kuqeblutë dhe janë miqtë që udhëheqin deri në 6-0. Ata kanë vijuar edhe më tej të dominojnë dhe për rrjedhojë perioda e parë është mbyllur me shifrat 18-16.

Por vetëm kaq. Kuqeblutë do ta kthejnë rezultatin në favorin e tyre dhe gjysma e takimit do të mbyllej me shifrat 38-33. Kjo epërsi do të thellohej në të tretën që do të mbyllej me 10 pikë epërsi, pikërisht me rezultatin 58-48.

Fillimi i periodës së katërt do të thellonte edhe më shumë rezultatin në favor të ekipit shkodran por në 3-4 minutat e fundit të ndeshjes vendasit lëshojnë në lojë dhe kjo i jep mundësi Barleti Eagles të shënojë disa pikë njëra pas tjetrës.

Gjithsesi në fund është Vllaznia që do të fitonte me 16 pikë epërsi, por duhet thënë se loja e kësaj skuadre nuk është ngjitur në lartësine e duhur gjatë këtij takimi dhe padyshim që duhet të përmirësohet edhe më shumë në të ardhmen sepse ndeshjet e ardhshme kuptohet që nuk do të jenë kaq të lehta sa kjo e sotmja.
www.shkodrasport.com