Milot Rashica është një nga lojtarët më të mirë me origjinë shqiptare për momentin, por duket se karantina nuk ka ndikuar aspak pozitivisht në formën e tij fizike. Në dy ndeshjet e para pas karantinës sulmuesi i Verder Bremen nuk ka treguar aspak sinjale të mira, madje ia ka humbur durimin trajnerit, i cili e ka zëvendësuar.

Izolimi dhe mungesa e stërvitjes në fushë duket se i ka turbulluar disi orientimin 23-vjeçarit, për të cilin ekipi ka nevojë më shumë se kurrë, pasi rënia duket çdo ditë e më pranë.

Rashica ka që nga dhjetori i vitit të kaluar pa shënuar dhe kjo situatë po ia vështirëson kthimin te goli, pasi mund të jetë kthyer në një problem jo vetëm fizik, por edhe psikologjik.

Trajneri i Verder Bremen, Florian Kohfledt është i shqetësuar për gjendjen e yllit të skuadrës së tij dhe pas ndeshjes është shprehur se ai nuk po punon mirë në sulm. “Rashica ka punuar mirë në fazën mbrojtëse, por nuk mjafton. Ai duhet të punojë më shumë në thellësi të zonës kundërshtare.

Për momentin Rashica nuk po paraqitet në nivelin e kërkuar. Duhet të punojë më shumë. Na presin edhe tetë finale dhe nuk duhet të gabojmë, pasi rënia në Bundesliga 2 është pranë”,– u shpreh Kohfeldt. /vipsport/