Kukësi pësoi humbjen e parë të sezonit ditën e sotme. Verilindorët u mposhtën 2-3 nga Teuta, kampionët në fuqi të Superligës.

Te Kukësi duket se nuk janë pajtuar me këtë humbje dhe kanë reaguar në rrjetet sociale. Verilindorët shkruan se u anulluan një gol dhe kishte shumë vendime kundra tyre, ndërsa Juxhin Xhaja largoi edhe kapitenin Taipi me të kuq.

Postimi i Kukësit:

FT/ FK KUKËSI 2-3 KF TEUTA Është mbyllur ndeshja në stadiumin “Elbasan Arena” me rezultatin 2-3 për Teutën. Pavarësisht lojës së mirë nga skuadra jonë dhe rasteve të shumta, durrsakët kanë arritur të fitojnë.

Pas një goli të anuluar dhe shumë vendimeve kundër ndaj skuadrës sonë, Juxhin Xhaja largoi edhe kapitenin Taipi me të kuq.