Shpëtim Duro i ka dhënë lamtumirën skuadrës së Laçit pak muaj pasi u ul për herë të dytë në pankinën e kurbinasve. Trajneri shpjegoi ekskluzivisht për “Panorama Sport” se kishte dhënë dorëheqjen e parevokueshme nga posti i tij.
Ai tregoi se kishte vendosur të largohej pasi kishte mbetur i zhgënjyer nga eliminimi në Europë i skuadrës përballë Petrokub. Por sipas klubit kurbinas, largimi i Duros është një shkarkim, ose të paktën kështu e shpjegojnë ata në postimin e tyre në rrjetet asociale.
“KF Laçi ka vendosur të shkarkojë trajnerin Shpëtim Duro, pas eliminimit nga turi i dytë i Conference League dhe humbjes së finales së Kupës së Shqipërisë.
Në ditët në vijim do të ketë të reja të tjera në lidhje me trajnerin e ri dhe lëvizjet e tjera. Para Laçi!”, shkruhej në postimin në rrjete sociale të klubit.