Çeshtja e volejbollistes Klodeta Zhivani dhe largimi i saj nga Vllaznia ka marre vemendjen e duhur te opinionit sportiv shkodran gjate dites se sotme. Por ne fakt, “Shkodra Sport” per te qene transparent me te gjitha palet, pasi ka degjuar versionin e volejbollistes, ka kerkuar reagimin edhe te presidentit te shoqates se volejbollit te femrva Vllaznia Florian Zekja.

Per gazeten tone ai ka sqaruar si me poshte:

“Duke falënderuar për interesin, ju bëj me dije se nuk ka asnjë të vërtetë në ato çfarë shkruhen në disa portale për “çështjen Zhivani”.

Lojtarja në fjalë ka qënë e thirrur e para, që në qershor për t’u organizuar për sezonin e ardhshëm 2022-2023, si një nga lojtaret veterane të skuadrës së volejbollit të femrave po ashtu dhe kapitene e sezonit të kaluar.

Për të gjitha u ra dakord, për bonusin ushqimor (që në zhargon e quajnë pagë), për organizimin, për problemet e sezonit të kaluar, mënyrën e stërvitjes etj. Deri këtu çdo gjë ok.

Me afrimin e sezonit dhe federimeve lind nevoja dhe detyra që ato që kemi rënë dakord të vendoset dhe firma. Të gjithë ekipit i vendoset në dispozicion kontrata e bashkëpunimit me pikat përkatëse që në ditët e para të muajit gusht.
Të gjitha sportistet firmosin pasi kanë sistemuar të gjitha pikat ku përfshihen bonuset ushqimorë apo dhe rolet që do kenë në ekipet përkatëse.

Klodeta Zhivani refuzon për tre herë të firmosë atë që kishim rënë dakord me justifikimin se i duhej akoma kohë për t’u menduar.

Dy ditë para skadimit të afatit për regjistrimet në federatë i kërkohet të bënte një zgjidhje, por përgjigjja negative vjen ditën e fundit të afatit dhe se nuk firmoste kontratë se kishte nevojë për modifikime në kontratë.

Kontrata është e njëjtë për të gjithë dhe nuk mund të modifikohet 1 orë para se të mbyllen regjistrimet, kur ke pasë gati 1 muaj kohë ta studiosh dhe të ulesh përsëri në tavolinë me drejtuesit.

Dhe në një telefonatë që pata para pak ditësh ju bë e qartë se dera e ekipit ishte e hapur, por qëllimi i telefonatës ishte heqja e emrit të saj nga web i federatës(dëshirë që ju plotësua menjëherë).

Të gjitha sajesat se gjoja është larguar nga stafi sepse është dëmtuar, janë sajesa sa qesharake po ashtu dhe dashakeqe.
Në respekt të vajzave të mrekullueshme që nuk e lanë asnjë ditë stërvitjen dhe të trajnerëve të përkushtuar ,ju ftoj të mbështesni ekipin e vllaznisë në sezonin e ardhshëm. Faleminderit”./SHKODRA-SPORT.COM/