Da Silva padyshim ishte një ndër lojtarët më të mirë në fushë ndaj Kastriotit.

Ai arriti të shënonte dy gola në “Elbasan Arena”.

“Jemi shumë të lumtur për kreun dhe jam i kënaqur për golat që i dhanë fitoren ekipit.

Tashmë pas kësaj fitore do të jemi me moralin dhe do të shkojmë të fitojmë ndaj Teutës dhe të marrim titullin”, deklaroi Da Silva pas ndeshjes për “Oversport”.