Redi Jupi ka sulmuar Pano Xhixhon, një nga gazetarët më të njohur sportiv në vend, tashmë pjesë e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. 

Ish-mesfushori ishte i ftuar në emisionin “Procesi Sportiv” teksa foli për mbledhjen e djeshme në FSHF, duke theksuar se nuk është aspak normale që Xhixho është vendosur në krye të futbollit të fëmijëve.

Pronar i një kompleksi sportiv në vend, Jupi u shpreh: “Sot (Dje) u mblodh qeveria e futbollit. Është për të shkulur flokët e kokës kur dëgjon që Pano Xhixho do të jetë në krye të futbollit të fëmijëve”. Në këtë moment ndërhyri Edi Manushi duke thënë: “Nejse se është kolegu ynë ai”.

Ende pa nisur puna, në Shqipëri paragjykohesh. E kësisoj duket se ndodh dhe me Komitetin Ekzekutiv të FSHF-së teksa në panele të ndryshme, për një qëllim apo tjetër, duhet të mbijetosh mes stuhisë që krijohet. Po nëse futbolli i të rinjve dhe fëmijëve do të njohë progres, a do të tërhiqet mbrapsh kjo deklaratë? Vështirë, por le të presim…/newsport/