Skuadra e Barcelonës ka udhëtuar drejt Gjermanisë aty ku do të luajë një ndeshje miqësore me Shtutgartin në datën 31 korrik.

Sulmuesi i Kombëtares, Rei Manaj ka udhëtuar me gjithë shokët e skuadrës dhe pritet të aktivizohet sërish në radhët e katalanasve.

Performancat e fundit e kanë futur në mendime trajnerin Kuman i cili si duket nuk kërkon të heqë dorë nga lushnjari, madje sipas mediave spanjolle tekniku holandez i ka kërkuar presidentit të klubit, Joan Laporta të mos e shesë sulmuesin kuqezi.

Në Gjermani kanë udhëtuar dhe yjet e tjetër të skuadrës, ndërkohë mungojnë Mesi dhe Aguero pas ndodhen me pushime pas përfundimit të ‘’Copa America’’.