HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIORERejan Alivoda, 19 vjeçari që duhet fituar me çdo kusht sivjet nga...

Rejan Alivoda, 19 vjeçari që duhet fituar me çdo kusht sivjet nga Vllaznia

Kane mjaftuar vetem pak minuta ne fushe ne ndeshjen ndaj Universitateas, qe tifozet shkodrane te kenaqen me prezantimin e tij. Ndonese vetem 19 vjeç, Rejan Alivoda tregoi pjekuri e maturi ne veprimet e kryera ne fushen e lojes.

Por ne fakt, aktivizimi i tij nuk ka qene rastesi. Trajneri Josa beson tek ky lojtar. E ka ne dispozicion prej gati gjashte javesh dhe e njeh mire tashme. E ka aktivizuar edhe ne miqesoret e luajtura ne Austri dhe ish- kapiteni i te rinjve te Vllaznise nuk e ka zhgenjyer.

Per te flasin te gjithe mire e ne kete kontekst te Vllaznia duhet t’i bejne planet per ta fituar me çdo kusht kete lojtar. Ashtu si dhe ndonje tjeter nga te rinjte. Sepse ne fund te fundit, misioni i skuadres ky do te jete per sezonin e ri.

Alivoda mund te fitohet shume shpejt. Mjafton t’i jepet besim dhe nese kjo ndodh, atehere gjerat do jene ne rrugen e duhur. Te Vllaznia kane disa vite qe po nuk po marrin frutet e investimit te bere te Akademia.

Mbase tashme duhen hedhur syte me shume andej dhe shembulli i ketij lojtari eshte ai i duhuri, perderisa iu besuan pak minuta edhe ne nje ndeshje shume te rendesishme si ajo e “Conference League”./SHKODRA-SPORT.COM/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments