Projektohet rikthimi i Renato Malotës. Lezhjani mund të bëhet sërish pjesë e Vllaznisë edhe për një tjetër sezon. Qendërmbrojtësi që iu bashkua ekipit në fillimin e vitit 2018-të pritet që të kthehet sërish në Shkodër.

Një lloj paralajmërimi e dha edhe vetë Hasan Lika në intervistën e pak ditëve më parë për “Panorama Sport”, ku deklaroi se mund të ketë edhe rikthime nga lojtarët e sezonit të fundit.

Në fakt, trajneri nuk përmendi emra, por burime të gazetës zbulojnë se bëhet fjalë pikërisht për 29-vjeçarin.

Vllaznia është në kërkim të lojtarëve në mbrojte dhe sulm, ndaj ka filluar negociatat për të afruar të duhurit. Një rikthim i Renato Malotës, eksperienca e të cilit njihet, do të ishte një plus për stafin teknik, i cili ka mangësi kryesisht në qendër të defensivës.

Gjithsesi, asgjë nuk është konkrete, por derisa edhe vetë lojtari është ende i lirë, shton shanset për një lëvizje të tillë.

Ditët e ardhshme do të jenë vendimtare për të ardhmen e lezhjanit, i cili luajti plot 16 ndeshje vjet me fanellën e ku qebluve dhe shënoi 3 gola.