Pas Albano Aleksit, nje tjeter rinovim i rendesishem ka ardhur tek Egnatia. Presidenti Agim Demrozi ka arritur te binde mbrojtesin dhe njekohesisht kapitenin e ketij ekipi- Renato Malota qe ta rinovoje kontraten ende pa u mbyllur ky sezon.

Kontrata e tij aktuale me ekipin rrogozhinas mbaronte ne fund te ketij sezoni, por tashme mbrojtesi 34 vjeçar do te jete edhe per nje sezon me shume pjese e tij pas rinovimit te ardhur sot. Ja çfare shkruhet ne faqen e klubit Egnatia per kete:

KAPITENI RINOVON KONTRATËN DERI NE VITIN 2025-TË.

Klub Futboll Egnatia njofton se ka arritur të rinovoj kontratën me kapitenin Renato Malota deri në vitin 2025-të.

Malota luan sezonin e dytë me fanellën e Egnatias ku në sezonin e tij të parë fitoi Kupën e Shqipërisë duke shkruan emrin në historinë e klubit tonë. Suksese në vazhdim kapiten!