Pritej që për ndeshjen e kësaj jave me Ilirinë ai të ishte i gatshëm për të luajtur, por edhe këtë herë nuk do të ndodhë kështu. Renato Malota ende nuk është rikuperuar nga dëmtimi që ka patur dhe për këtë arsye, pritet të mos jetë i gatshëm as për ndeshjen e kësaj jave.

Kjo ngaqë mbrojtësi lezhjan ka munguar edhe në stërvitjen e sotme. Mësohet se ai ka komunikuar me trajnerin Lika dhe ia ka bërë të ditur shqetësimin që ndjen dhe për këtë arsye të dy kanë rënë dakord që të qëndrojë pushim.

Në fakt, mbrojtja e Vllaznisë nuk po e vuan mungesën e këtij lojtari megjithatë me shumë siguri eksperienca e Malotës do të ishte shumë e nevojshme sidomos në ndeshjet jashtë sepse do të shfrytëzohej edhe eksperienca që ai ka.

Gjithsesi, dyshja e qendrës e përbërë nga Ignat dhe Zeqaj po funksionon në mënyrën e duhur dhe kësisoj kjo mungesë nuk po ndihet shumë.
© shkodrasport.com