Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORERenditja e Superiores pas javës së 22-të/ Shkon në -14 diferenca e...

Renditja e Superiores pas javës së 22-të/ Shkon në -14 diferenca e Vllaznisë me kreun

Ndeshjet e javës së 22-të të Kategorisë Superiore kanë sjellë pak ndryshime në renditje dhe për faktin se 3 nga 5 sfidat u mbyllën në barazi. Por ato ndryshime ishin të rëndësishme për dinamikën e kampionatit.

E para është distanca prej 6 pikësh që Tirana rivendosi përsëri me fitoren ndaj Laçit, duke u shkëputur nga ndjekësi më i afërt për të bërë një hap të sigurt drejt titullit kampion. Ndërsa pas krahëve të kësaj dysheje, të katër skuadrat e tjera barazuan sfidat përkatëse e kështu, ndaluan në ndjekjen që po i bëjnë ekipeve të kreut.

Ndryshimi i dytë i rëndësishëm i përket fundit të tabelës, ku Egnatia me fitoren e dytë radhazi, këtë herë duke mposhtur Kastriotin, është larguar nga zona e ftohtë e renditjes duke zhytur aty Dinamon. Një luftë për mbijetesë e cila për momentin duket se mund të rrezikojë edhe Teutën nëse kampionët në fuqi nuk arrijnë të sigurojë një seri fitoresh që t’i shkëputë nga grupi i ndjekësve.

JAVA 22 / REZULTATET

TË PREMTEN

Skënderbeu-Vllaznia 2-2

Dinamo-Partizani 0-0

TË SHTUNËN

Egnatia-Kastrioti 2-1

Kukësi-Teuta 1-1

Tirana-Laçi 4-1

RENDITJA

1. TIRANA 49

2. LAÇI 43

3. KUKESI 38

4. VLLAZNIA 35

5. PARTIZANI 30

6. TEUTA 25

7. EGNATIA 22

8. DINAMO 20

9. KASTRIOTI 18

10.SKENDERBEU 17

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments