Vllaznia ngeli me 9 lojtarë në fushë teksa u mposht me rezultatin minimal 0-1 nga Egnatia në Rrogozhinë. Pas sfidës foli edhe trajneri i shkodranëve, Qatip Osmani.

Qatip Osmani: “Ky rezultat na jep ende shpresë për ndeshjen e kthimit. U munduam të organizonim sulme të shpejta nëpërmjet Grudës dhe Malës, por diçka nuk funksiononte. Stojanovic dhe Hakaj me të kuqe? Kur i morën ato kartonët, menjëherë mendova ndeshjen e kthimit.

Mendoj se kemi lojtarë zëvendësues që mos të ndihet shumë mungesa e tyre.

Duhet që të mendojmë pozitivisht, pavarësisht se janë dy lojtarë shumë të rëndësishëm për ekipin tonë, duhet t’i zëvendësojmë. Sigurisht që të evitojmë ato gabimet e bëra në pjesën e parë”.