Pas pak ditësh, saktësisht si sot dy javë më vonë, në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës rikthehet edicioni i rradhës i Kupës “Miqësia” për veteranët e futbollit.
Një aktivitet në të cilin do të marrin pjesë ekipet e veteranëve të Vllaznisë, kombëtares shqiptare, Flamurtarit dhe të ftuarit specialë që do të vijnë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, veteranët e Michiganit.
Aktiviteti organizohet me inisiativën e Hysen Zmijanit dhe me mbështetjen e Bashkia Shkodër dhe Klubit të Futbollit Vllaznia. Padyshim që pritet të ketë shumë emocione edhe në këtë edicion të kësaj Kupe ashtu si dhe vitet e kaluara sepse në fushë do të zbresin emrat e mëdhenj të futbollit shqiptar.
Kupa “Miqësia” do të organizohet më 21 shtator dhe pritet me interes edhe nga sportdashësit të cilët do të kenë mundësinë duke luajtur sërish në fushë idhujt e tyre.
Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”


