Forma e mirë e Vllaznisë, ecuria jo pozitive e Teutës dhe rikthimi i Kukësit te fitorja pas javës së katërt. Flor Riza, pjesë e përhershme e emisionit Pressing në ABC, analizon situatën e këtyre tre skuadrave, ku ndër të tjera thotë:

VLLAZNIA – “Po funksionin procesi i futjes së lojtarëve të rinj dhe trajneri që nuk ka eksperiencë në futbollin shqiptar, ndryshe nga Kukësi. Duhet të presim, pas 9-10 javësh mund të dallojmë më mirë nëse rezultatet janë çështje fati. Do reduktohen pikët e marrjes së kampionatit, sivjet mund të shpallet ekipi kampion me 60 pikë”.

TEUTA – “Nga ekipi u largua ekipi kryesor, Kallaku, i cili kishte një eksperiencë 3-vjeçare. Ai ishte strumbullari i aksioneve të Teutës, është e vështirë ta zëvendësosh. Do pak kohë Teuta. Ndoshta, nuk përputhen objektivat maksimalë me fillimin e kampionatit. Të tëra ekipet pretendente kanë gabuar në fillim të kampionatit. Është më mirë të humbasësh dhe të fitosh sesa të marrësh dy barazime”.

KUKËSI – “Fitorja e fundit është një sinjal rikthimi. Ndeshja fliste më shumë për Laçin, por fiton ai që shënon golin. Kukësi ka nevojë për procesin e përshtatjes së lojtarëve me lojën dhe mënyrën sesi luhet në Shqipëri.

Faza kryesore e kampionatit është ajo faza e katërt. Faza e parë është proces përshtatje, por është edhe në varësi të shortit, që mund të vërë përballë ekipe të forta në javët e para. Mos marrja e rezultatit shoqërohet me largimin e trajnerit”. /abcnews/