HomeKRYESORERomario kundër Bebetos, plas lufta mes dy legjendave braziliane

Romario kundër Bebetos, plas lufta mes dy legjendave braziliane

Politika ndan atë që futbolli kishte bashkuar. Nga njëra anë Romario, nga ana tjetër Bebeto. Në një kohë miq të mëdhenj dhe binjakët e golave të së shkuarës. Por sot, ata lëshojnë akuza dhe fyerje nëpër media pa e kafshuar gjuhën për asnjë çast.

I gjithë faji i ideve të ndryshme politike, pas një periudhe të shkurtër mosmarrëveshjesh, ata i kanë kthyer në armiq të ashpër.

Konflikti mes dy ish-sulmuesve, kampionë bote në “SHBA 1994”, nisi pas deklaratave të Romarios për programin “Cheguei” drejtuar nga Zhoze Karlos Arauho, në të cilin Baksinjo e quajti ishshokun e skuadrës një tradhtar.

Përgjigjja erdhi përmes kolonave të “Uol Esporte”, ku Bebeto e akuzonte Romarion si egoist dhe narcisist.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments