Legjenda e Arsenalit, Thierry Henry thotë se mesfushori i Manchester Cityt, Kevin de Bruyne është lojtari “më i zgjuar” që ai ka parë ndonjëherë.

De Bruyne shënoi në barazimin 1-1 të City-t ndaj Real Madrid-it në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Champions League.

Henry tha: “Unë nuk mendoj se ai bëri një lojë të shkëlqyer në përgjithësi, por ai shënoi një gol të rëndësishëm. Prandaj them se ai është lojtari më i mirë dhe më i rëndësishëm në këtë ekip.

“Mendoj se truri i Kevin është më i miri që kam parë ndonjëherë. Asnjëherë nuk e dini se çfarë po mendon, ndonjëherë duket sikur është diku tjetër.

“Unë mendoj se ai është lojtari më i zgjuar që kam parë ndonjëherë në jetën time, ai është nga një planet tjetër”./telesport/