Me fitoren 3-1 diten e djeshme ndaj Naftetarit, ekipi i Veleçikut mori nje trepikesh me shume vlere, me te cilin ai vijon rrugetimin drejt kreut te renditjes. Golat e Hajdarit, Banushajt dhe Rragamit kane qene ata te cilet vulosen kete fitore ne takimin e luajtur ne fushen e kompleksin sportiv “Duli” ne Koplik.

Trajneri Dritan Smajli ne nje interviste per gazeten ka theksuar se kjo ndeshje i konkretizojë pritshmërit e tij, ndaj gjithë lojtarëve. Kështu fitorja me rezultatin 3-1 erdhi si rrjedhojë e lojës së zhvilluar, madje mund të ishte edhe me e thellë në favor të Veleçikut, përsëri sipas teknikut koplikas.

“Nje fitore mese e merituar sepse treguam nje pergatitje me te mire fizike dhe po ashtu, kemi me shume cilesi ne rradhet e skuadres tone. Elementet me shume pervoje, jane gershetuar ashtu si duhet me elementin e ri dhe sigurisht qe kjo do te vazhdoje te ndodhe edhe ne ndeshjet e ardhshme.

Ju siguroj se brenda pak vitesh, Veleçiku nuk do te kete nevoje te marre shume lojtare jashte Malesise se Madhe. Thjesht duhet te vazhdojem t’i besojme elementit te ri sepse edhe rezultatet do te vijne. Une jam shprehur kohet e fundit se nuk behet nami edhe nese skuadra nuk ngjitet sivjet ne kategorine e pare, sepse me shume rendesi ka ndertimi i stadiumit te ri.

Te jeni te bindur se per mua rendesi kane te dyja, qe Veleçiku te vazhdoje te pretendoje fort deri ne fund dhe sigurisht qe te filloje puna sa me pare per ndertimin e stadiumit te ri. Shpresojme te ndodhe keshtu”.

Pas javes se 9-te te kampionatit Veleçiku ka grumbulluar 18 pike, po aq sa edhe Valbona duke ndare vendin e dyte dhe te trete me njeri- tjetrin, nderkohe qe kryeson renditjen Sopoti me 19 pike, por me nje ndeshje me pak te luajtur./SHKODRA-SPORT.COM/