“Zhgënjim, por me zhgënjim nuk shkojmë larg. Shfaqjet e fundit na shohin në vështirësi, kjo duhet të më shtyjë të kuptoj se situata të caktuara duhet të përmirësohen dhe të përballen ndryshe. Scudetto-ja jonë do të jetë të arrijmë në Ligën e Kampionëve, ky do të jetë qëllimi ynë”.
Nuk i ngjan aspak Milanit të 8 muajve më parë: “Jo 8 muaj më parë, 3 javë më parë. Që nga mosfitorja me Romën nuk kemi mundur të bëjmë paraqitjet tona. Dy ditët e fundit të stërvitjes ishin më të mirat e periudhës së fundit, për sa i përket vëmendjes dhe pjesëmarrjes.
Tani që marrim një shuplakë e kemi të vështirë të reagojmë. E kuptoj që nuk mund të jetë ajo butësia që kishim më parë, kështu që do të duhet të punojmë me më shumë vëmendje dhe bindje, duhet të tregojmë se mund të kemi ende një kampionat të mirë dhe të arrijmë në Ligën e Kampionëve”.
Keni menduar për nje grumbullim? “Ne do të marrim vendimet më të mira për të kapërcyer këtë moment. Derbi është javën e ardhshme, ne duam të reagojmë dhe të dalim nga kjo situatë negative”.
Ka nevojë për një mesfushë “më të fortë”, a është koha për të rimenduar një lojtar më të mesfushës? “Sigurisht që po mendoj për shumë gjëra, gjithçka që ka funksionuar për ne në këto dy vite dhe na ka lejuar të luajmë futboll të mirë dhe konkret në këtë muaj të fundit nuk po funksionon.
Më pas duhet të ndryshosh pak, unë do të marr vendimet e duhura për ta ndihmuar skuadrën të ketë më shumë kompaktësi dhe pozicione që na japin më shumë ekuilibër në të dyja fazat e lojës”.
Do të ndryshoni ndonjë gjë në mënyrën tuaj të afrimit me futbollistët? “Është e lehtë të thuash se kam gjetur lojtarë me barkun plot, keqardhja më e madhe që kam është se nuk është kështu. Mendon se nuk mund t’i them si është? Ne kemi qëndrimin dhe dëshirën e duhur, por nuk kemi më aftësinë për të reaguar ndaj vështirësive të ndeshjes.
Unë kam folur gjithmonë me shumë qartësi, me individë dhe me kolektiv. Ajo që funksiononte mirë deri 3 javë më parë nuk funksionon më, unë do të bëj ndryshime në nivel taktik ose qasje me lojtarët”.
Për Tatarusanun: “Kur një skuadër vuan kaq shumë, edhe portieri futet në telashe, për momentin nuk duhet të ndalem në një futbollist te vetem, por se si ekipi duhet ta mbajë fushën më mirë, me më shumë unitet dhe distanca më të mira. Do të punojmë gjatë javës që të bëjmë përmirësime shpejt, sepse e diela do të jetë një ndeshje e rëndësishme”./telesport/