Botërori 2022 nxori në pah talentin e shumë lojtarëve dhe një prej “zbulimeve” të këtij edicioni ishte edhe mesfushori maroken Azedin Ounahi. Mesfushori shkëlqeu me paraqitjet e tij për ekipin afrikan, sidomos në ndeshjet ndaj Spanjës e Portugalisë.

Ai ishte vendimtar në lojën e Marokut që arriti deri në gjysmëfinalet e turneut dhe shumë klube të mëdha filluan të interesoheshin për 22-vjeçarin i cili ishte pjesë e Onzher në Ligën 1.

Klubet italiane sidomos shfaqën shumë interes për këtë lojtar, teksa e ndoqën me ngulm, me Napolin i cili dukej në pozicion të favorshëm për të siguruar firmën e tij.

Por si për çudinë e të gjithëve, Ounahi la preferuar që të qëndrojë në Francë, ku është prezantuar sot si futbollisti më i ri i Olimpik Marsejës. Skuadra e drejtuar nga Igor Tudor ka siguruar kësisoj një futbollist shumë cilësor, teksa e ka blerë për vetëm 10 milionë euro kartonin e tij. Mesfushori ka nënshkruar një kontratë deri në vitin 2028 me klubin francez.