“Ne brohoritëm së bashku, i gjashti u duk aty, futbolli i lumtur kishte hyrë në fushë, por nuk ishte e thënë. Vështirë të pranohet, shumë do të kenë shumë mendime se çfarë mund të ishte bërë, por vetëm kush është në fushë ai e di këtë, futbolli nuk ka receta magjike”.

Kështu është shprehur Romario, ish-ylli i Kombëtares së Brazilit, kampion i Botës në vitin 1994, në një postim në profilin e tij në Instagram pas eliminimit të Selecaos në çerekfinale të Kupës së Botës në Katar.

“Futbolli ka ndryshuar shumë, kjo Kupë e dëshmoi me ekipe të mëdha të eliminuara nga formacionet pa shumë traditë në këtë garë.

Jeta vazhdon, tani është koha të hedhim një hap tjetër dhe të provojmë sërish në 2026. Ky është sporti”, përfundoi ai.