Prej disa sezonesh luan dhe kontribuon per Vllaznine dhe padyshim qe ka edhe ajo meriten e saj ne sukseset e vazhdueshme te ketij ekipi qe fiton trofe pas trofeu çdo vit.

Albina Rrahami, kapitenia e kombetares shqiptare qe eshte edhe pjese e ekipit te Vllaznise, ndjehet e lumtur qe po luan dhe po jep kontributin e saj ne keto suksese. Madje, ajo çka eshte me interesantja, Albina shprehet se titulli i shtate qe ky ekip ka fituar deri tani, eshte vetem fillimi i sukseseve te tij.

E ka shprehur kete gje me nje status ne rrjetet sociale ku shkruan: “Talenti fiton ndeshjet, por puna ne ekip dhe inteligjenca fitojne kampionate. Ne jemi si nje familje, kemi fituar 7, por ky eshte vetem fillimi. KFF Vllaznia, familja e madhe”.

Rrahmani bashke me Bajraktarin kane formuar dyshen e qendres se mbrojtjes se Vllaznise ne kete sezon duke ofruar garanci ne prapavije dhe e kane bere ne menyren me te mire te mundshme duke pesuar shume pak gola dhe duke dhene kontributin e tyre ne fitoret e shumta qe ekipi ka arritur.
www.shkodrasport.com