“Një Kombëtare në kaos. Mes FSHF-së dhe Panuçit ka një hendek të madh”. Rudi Vata është i drejtpërdrejtë për situatën te Shqipëria. Ishkapiteni i kuqezinjve, që ka bërë emër në Skoci me Sëlltikun, foli dje ekskluzivisht për “Panorama Sport” në prag të ndeshjes që do të luhet në stadiumin “Loro Boriçi”.

Vata mendon se Kombëtarja nuk është e bashkuar, ndërsa raportin mes trajnerit dhe institucionit të futbollit e shikon drejt fundit dhe se tashmë pret vetëm zgjidhje me konsensus.

“Është përgjegjësia e Dukës që së pari të zgjedhë njerëz pa vese në ato pozicione. Së pari, nuk duhet të drejtojnë Kombëtaret trajnerë që kanë ves bixhozin, alkoolin, duhanin, bastet etj.”

Nje deklarate e tille e ish- kapitenit te kombetares vjen vetem pak dite pas asaj çfare kishte deklaruar presidenti i FSHF-se Armando Duka qe linte te hapur mundesine per te bere nje “revolucion” ne drejtimin e te gjithe ekipeve kombetare.

“Nese nuk behet tani, nuk do te behet me asnjehere dhe futbolli shqiptar nuk do kete me vend per shprese” – ka deklaruar Rudi Vata.