Mbrëmjen e sotme, trajneri i Vllaznisë Rudi Vata do të jetë i pranishëm në televizionin “Ora News”, në emisionin sportiv të tij. Sigurisht që në qendër të bisedës me të do jetë problematika e hasur në ndeshjen e fundit me Pogradecin dhe gjykimi shumë i njëanshëm në të por edhe polemikat e fundit me drejtuesit e klubit. Në fakt, Vata deri sot nuk ka pranuar të flasë duke thënë se po mbledh faktet për të nisur pastaj “sulmin” ndaj drejtuesve të klubit. Në fakt kjo pritet të ndodhë sonte teksa pikërisht në emisionin e “Ora News” pritet edhe “shpërthimi” i parë i tij. Ai kuptohet se ka se çfarë të flasë. Në media herëpashere i ka ngritur shqetësimet e tij në lidhje me merkaton e munguar apo më mirë të penguar nga drejtuesit e klubit, por bashkë me këtë çështje, pritet të nxjerrë edhe të tjera.

Se çfarë do të thotë Vata, mbetet të presim. E sigurtë është që tani do nisë “lufta” e vërtetë në mes tij dhe drejtuesve të klubit shkodran. Mbase nga ato çfarë do të thotë trajneri sonte në emisionin televiziv, varet edhe e ardhmja e tij tek kuqeblutë ngaqë ditën e nesërme do ketë një mbledhje të bordit drejtues të klubit.

www.shkodrasport.com