Pas humbjes në javën e parë të kampionatit, ekipi i Vushtrrisë që drejtohet nga trajneri shkodran Samuel Nikaj, ka rregjistruar fitoren e parë në kampionatin kosovar të kategorisë së parë.

Në ndeshjen e luajtur në fushën e saj, Vushtrria ka fituar me rezultatin e ngushtë 2-1 ndaj Arbërisë.

Ka qenë një takim i fortë por protagonist kryesor për vendasit do të ishte kapiteni Osmani që shënoi të dy golat e ndeshjes.

Trajneri Nikaj e ka bërë të qartë se objektivi i vetëm për këtë skuadër është ngjitja në Superligë dhe rrugëtimi tashmë ka nisur.

Kuptohet se nuk do të jetë aspak e lehtë ngaqë disa ekipe janë forcuar shumë dhe kanë edhe ato të njëjtat objektiva. Këtu përfshihen ekipet e Besës së Pejës, Vllaznimit të Gjakovës e ndonjë tjetër.
© shkodrasport.com