Mesditën e sotme kombëtarja shqiptare e 17 vjeçarëve do të grumbullohet për dy ndeshjet e rradhës miqësore që ajo do të zhvillojë.

Bëhet fjalë për takimet ndaj kombëtares së Kosovës që do të luhen në datat 9 dhe 11 shtator në Shkodër, pikërisht në stadiumin “Loro Boriçi”.

Duke qenë kështu, Federata ka vendosur që edhe grumbullimin e kuqezinjve ta zhvillojë në qytetin verior të Shqipërisë, pikërisht në “Gardenland Resort”.

Trajnerët Mustedanagiç dhe Beqiri ende nuk e kanë bërë publike listën e lojtarëve që do të grumbullojnë megjithatë kjo gjë është vetëm çështje orësh.

Miqësoret në mes dy kombëtareve tona janë vazhdë e bashkëpunimit të ngushtë që ekziston në mes dy Federatave.
© shkodrasport.com