Mosgjetja e hapësirave të duhura për aktivizim tek Vllaznia ka bërë që mesfushori Denis Dyca të mendojë për të gjetur një ekip tjetër për t’u luajtur më shumë minuta. Kjo dëshirë e tij është bërë bashkë edhe me kërkesën e trajnerit Samuel Nikaj për ta patur në dispozicion e tij dhe fakti që ai është ulur në pankinën e Kastiotit të Krujë, ka bërë që drejtuesit e këtij të fundit ta kërkojnë këtë futbollist.

Krutanët duke qenë së lojtari është nën kontratë me Vllazninë deri në fund të sezonit 2018-2019, i kanë bërë një kërkesë zyrtare klubit shkodran për ta huazuar këtë futbollist dhe me miratimin e të gjitha palëve, është arritur akordi. Dyca për sezonin e ri do të jetë pjesë e Kastriotit ku do të ketë mundësinë që të tregojë vlerat e tij.

© shkodrasport.com