Ne 17 ndeshje, skuadra qe ai drejton ende nuk ka humbur, duke qene e vetmja ne tre Ligat e Kosoves me kete rekord pozitiv. Samuel Nikaj ndjehet krenar per kete ecuri dhe premton te vazhdoje keshtu, duke tentuar te thyeje edhe mentalitetin e krijuar se nuk do te jete Vushtrria e tij qe do te ngjitet por Ferizaj.
Pasditen e sotme, ajo ka marre nje fitore me shume vlere ne transferte ndaj Arberise se vendit te trete me rezultatin 3-2 por ndeshja ka patur edhe tension dhe si rrjedhoje vete Nikaj eshte larguar nga fusha me karton te kuq nga arbitri
“Çdo fitore te gezon sepse nuk kemi kundershtar te dobet ne kete kampionat. Une e pergezoj kundershtarin per shpirtin e larte te gares qe pati ne fushen e lojes, por uroj por edhe gjithe ekipet e tjera te luajne ndaj çdo kundershtari ashtu siç luajne ndaj Vushtrrise
Mendoj se edhe pervoja e lojtareve tone e beri diference. Fitorja nuk kishte pse te vihej ne dyshim por ajo u nderlikua pak ne fund. Une pata kontestime te forta per penalltine e dhene per kundershtarin sepse patem mundesi qe ta shihnim ne pankine permes celularit ate moment dhe nuk ishte kurrsesi penallti.
Megjithate keto gabime edhe te referave jane normale sepse edhe ata gabojne ne te njejten menyre siç gabojne edhe lojtaret”- ka thene ne fillim te prononcimit te tij trajneri shkodran.
Vushtrria ne 17 ndeshjet e deritanishme ende nuk e sheh shijen e hidhur te humbjes, duke qene i vetmi ekip ne tre ligat e Kosoves me kete tregues shume pozitiv. I pyetur nese do ta vazhdoje kjo ecuri e ketij ekipi ne kete menyre, trajneri Samuel Nikaj eshte shprehur:
“Qe ne fillim te sezonit, une ua kam bere te qarte futbollisteve se objektivi jone ne çdo ndeshje do jete per te mos humbur. E gjithe Kosova thote se Ferizaj do ngjitet ne Superlige dhe le te mendojne keshtu. Ne do te vazhdojme te synojme barazhin, por edhe ta mbajme sa me gjate rekordin e pathyeshmerise, pse jo deri ne fund te sezonit”.
Gjergj KOLA