HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIORESekretari i Vllaznisë batuta me Lilajn dhe Ibraimin: Të thashë hajde te...

Sekretari i Vllaznisë batuta me Lilajn dhe Ibraimin: Të thashë hajde te Vllaznia

Batuta dhe ngacmime mes sekretarit të klubit Vllaznia, Blendi Dibra, fizioterapistit të njohur, Ervin Kapaj si dhe dy lojtarëve të Dinamos, Sabjen Lilaj dhe Agimi Ibraimi. Dibra ka qenë ditën e djeshme i pranishëm në klinikën e Ervin Kapajt dhe rastësisht është takuar me dy lojtarët e Dinamos.

Nuk ka munguar batutat mes tyre me Dibrën që i thotë Sabjen Lilajt që të vinte te Vllaznia kur e kërkonin gjatë merkatos së janarit. Sekretari i Vllaznisë më pas kërkon të takohet edhe me Agim Ibraimi, ndërsa në këtë mes me humor është edhe futur, fizioterapisti Kapaj duke thënë se nuk i merr dot këta të dy nga Dinamo pasi kanë paga të larta.

Blendi Dibra drejtuar Sabjen Lilajt: Të thashë hajde te Vllaznia. (qesh)

Lilaj: Më the më the.

Dibra: Ku është ai Agim Ibraimi?

Fizioterapisti Ervin Kapaj: Ibraimi nuk ta japim. Nuk i merr dot këta ti se kanë rroga të larta këta. Ibraim ka ardhur drejtori kastile për ty.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments