Brazili ka mundur Serbinë me rezultatin 2-0 në ndeshjen e parë të zhvilluar në Botërorin e Katarit.

Por një ngjarje e shëmtuar ka ndodhur në dhomat e zhveshjes së futbollistëve të përfaqësueses serbe. Kjo është bërë e ditur nga një ish-politikan kosovar, Petrit Selimi përmes një postimi në Twitter.

Ai ka zbuluar se ata shpalosën një flamur me ngjyrat e shtetit serb, teksa në të ishte harta e Republikës së Kosovës. Mbi të ishte shkruar “Nema Predaje”, që në shqip përkthehet “Nuk dorëzohemi”.

Selimi shprehet se FIFA nuk lejon shiritat “OneLove”, por Serbia vepron në mënyrë të turpshm