Një tjetër futbollist shqiptar dhe konkretisht nga zona veriore e Shqiperise, është bërë pjesë e Serisë A. Pas Elseid Hysajt, Marash Kumbullës dhe Kevin Haverit, të cilët tashmë janë shndërruar në emrat e njohur në Itali dhe të Kombëtares së Shqipërisë, Sergio Kalaj është futbollisti shkodran i rradhës që do të luajë sezonin e ardhshëm me klubin e Frosinones në elitën e futbollit italian, që u ngjit së fundmi.

Qendërmbrojtësi 23-vjeçar me origjine nga Bajza e Malesise se Madhe, ka bërë paraqitje mjaft të mira sezonin e kaluar me skuadrën italiane në Serinë B dhe ka tërhequr vëmendjen e specialistëve të ndryshëm të futbollit.

Kujtojmë këtu që, Sergio Kalaj ka qenë pjesë edhe e Kombëtares së Shqipërisë U-21. Natyrisht që, karriera e tij sapo ka nisur në nivele të larta dhe ai pret për të shpërthyer në Serinë A.

Sergio Kalaj premton shumë për të ardhmen në qendër të mbrojtjes dhe në rast se do të ketë minuta sezonin e ardhshëm në Serinë A me Frosinonen, duhet me patjetër t’i jepet mundësia edhe në Kombëtare.
Maringlen ZHIVANI