Teuta luan të diel në 16:45 me Kastriotin në “Loro Boriçi”, Shkodër. Dueli i javës së 25 në Superligë do zhvillohet sërish në fushë neutrale për durrsakët, që kërkojnë të vijojnë me formën e mirë dhe pikët nga ndeshja e shkuar.

Fitorja 0-1 me Egnatian ka bërë që në kampin e “Djemve të Detit” të jenë optimistë për fitoren, duke dashur të afrohen me zonën evropiane dhe të lënë pas atë të ftohtë. Për Renato Arapin, sërish do mungojë Jackson.

Braziliani i mbrojtjes prej muajsh vuan një dëmtim, duke vazhduar me fazën e rikuperimit. Me 28 pikë për vendin e 6-të, durrsakët janë gjashtë pikë pas Partizanit.

PAs fitores javen e kaluar ndaj Egnatias, durrsaket do te kerkojne edhe nje tjeter ndaj Kastriotit per te qendruar disi te qete ne renditje e per te menduar pastaj per sfidat gjysmefinale te KUpes ndaj Laçit.