Erling Haland është në listën e preferencave të klubeve më të mëdha europiane. Sulmuesi ka treguar aftësitë e tij me Salzburgun fillimisht, e tani në radhët e Dortmund ku ka shënuar vazhdimisht.

Kështu, e ardhmja e tij është në pikëpyetje pasi do ta ketë të vështirë të zgjedhë një prej gjigandëve europianë. Megjithatë, ai që provon t’i japë një ndihmë është trajneri Italian, Fabio Kapelo.

Tekniku thekson se Haland do të përshtatej mjaft mirë tek Liverpuli i Jurgen Klop, duke marrë në udhëheqje repartin ofensiv të të kuqve. Tashmë, mbetet për t’u parë cila do jetë zgjedhja e 19-vjeçarit dhe nëse do e marrë në konsideratë fjalën e Kapelos. /Vipsport/