FSHF ka akorduar një fond prej 80 milionë lekësh (të rinj) për të paguar dy muaj sportistët dhe punonjësit e klubeve, vendim ky që vjen në ndihmë për të mos e ndjerë krizën ekonomike si pasojë e pandemisë.

“FSHF bën me dije të gjithë opinionin sportiv dhe grupet e interesit se ditën e hënë, datë 18 maj 2020, do të përfundojë fasha e parë e pagesës për kategorinë e punonjësve të futbollit që përfitojnë nga paketa financiare e ndihmës së FSHF-së.

FSHF do të fillojë ditën e martë me fashën e dytë të pagesave për të gjithë këtë kategori”, ka njoftuar FSHF në faqen e saj zyrtare duke rikujtuar edhe një herë të gjithë kategoritë e personave që do ta përfitojnë edhe pagën e dytë.