...
HomeKRYESOREShahisti shkodran Franc Ashiku shpallet kampion kombëtar për të katërtën herë

Shahisti shkodran Franc Ashiku shpallet kampion kombëtar për të katërtën herë

Shahisti shkodran Franc Ashiku është shpallur kampion kombëtar për vitin 2023, trofeu i katërt kampion në karrieren e tij sportive. Titulli në fjalë u arrit në kampionatin kombëtar individual i zhvilluar këto ditë në Tiranë, ku Ashiku pati një bilanc shumë pozitiv, me 9 ndeshje të zhvilluara, 7 pikë e gjysmë të grumbulluara, pa pësuar asnjë humbje.

E veçanta e Franc Ashikut, është se ky ishte titulli i katërt kampion në karrierën e tij, por me siguri që ai nuk do të ndalet këtu sepse karriera e tij po ecën ashtu si duhet dhe ai ka ende shumë për të dhënë.

Me rezultatet e arritura deri më tani, kampioni Franc Ashiku është Mjeshtër Ndërkombëtar dhe në të ardhmen synon të fitojë gradën Meshtër i Madh në shah.

Në konkurimin e femrave, titullin kampion e ka merituar një tjetër shkodrane, 13 vjeçarja e talentuar Kler Çaku e cila në fakt përfaqëson Teutën e Durrësit, ngaqë bashkë me familjen e saj jeton atje./SHKODRA-SPORT.COM/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

Seraphinite AcceleratorOptimized by Seraphinite Accelerator
Turns on site high speed to be attractive for people and search engines.