...
HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREShehi: Pres të sqarohet situata e Seferit, Tirana do përforcohet

Shehi: Pres të sqarohet situata e Seferit, Tirana do përforcohet

Tirana mposhti një ditë më parë Erzenin në miqësore me rezultatin e pastër 2-0. Xhixha dhe Hasani ishin autorët e golave, ndërkohë që pas ndeshjes ka folur edhe trajneri Orges Shehi.

Durrsaku për Supersport tha: ““Kishim shumë mungesa, pasi në fushë ishte vetëm 50% e skuadrës së vitit të kaluar dhe asnjë prej mesfushorëve. Totre dhe Toli janë larguar tashmë, ndërsa Limaj mungonte për shkak dëmtimi.

Pikërisht për këtë arsye, mund të them se jam i kënaqur, megjithatë kemi ende shumë punë për të bërë. Pres që të sqarohet sa më shpejt situata e Seferit dhe të kompletojmë ekipin me futbollistë cilësorë, pasi nuk do të jetë aspak e lehtë.

Në Shqipëri është e vështirë, pasi lojtarët cilësorë kanë firmosur tashmë me ekipet e tyre. Megjithatë jam optimist që brenda javës së ardhshme do të marrim futbollistët që na duhen”.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

Seraphinite AcceleratorOptimized by Seraphinite Accelerator
Turns on site high speed to be attractive for people and search engines.