Duket se skuadra ku luan Armando Broja ka gjetur një zgjidhje interesante në përballjet që luan dhe ky është një burim energjie që e ka gjetur tekniku austriak, Ralf Hasenhutl.

Rreth minutave 60-70 është vënë re që skuadra e Sauthempton ndalon shpesh lojën për shkak të ndonjë dëmtimi, ku në një rast ka qenë pjesë dhe Armando Broja, ndërkohë që lojtarët shkojnë drejt stolit dhe konsumojnë një xhel energjie.

Këto mendohet se ndihmojnë në qëndrueshmërinë e lojtarëve, efekti i së cilës fillon 10 minuta pas konsumimit.

Stili i futbollit që luan tekniku austriak me ekipin e tij është një stil që harxhon energji dhe ky xhel i ndihmon ata për të mbajtur rezultatin në minutat e fundit të takimit.

Gjithsesi, përdorimi i këtij xheli nuk është aspak ilegal, madje ish-fiziologu i ekipit të Ullvërhempton, Fil Hajuard, është shprehur se shkencëtarët e sportit duhet tu a rekomandojnë këtë të gjitha ekipeve.