Në ditët e fundit të dhjetorit, Federata Shqiptare e Basketbollit organizoi një ceremoni për të nderuar sportistët më të mirë të vitit. Kryesisht këtë herë u vlerësuan elementët e rinj, si për djem ashtu edhe për vajza.

Ajo që ra në sy tek vlerësimi i këtyre të fundit, ishte “harresa” për të vlerësuar Klea Verrin. Një sportiste shumë cilësore dhe që premton shumë për të ardhmen. Ajo konsiderohet një nga basketbollistet e reja më me perspektivë të Vllaznisë por edhe më tej.

“Harresa” e FSHB-se u kompesua ne fakt nga SK Vllaznia qe e vleresoi si nje nder sportistet e rinj me te mire per vitin 2018. Një lojtare titullare edhe tek ekipi I të rriturave sepse me potencialin që ka, mund të bëjë gjëra të mëdha.

Ka dhënë kontributin e saj në shpalljen kampione e Shqipërisë të ekipit të të rejave të Vllaznisë për vitin 2018. Ka qenë njëkohësisht edhe anëtare e ekipit kombëtar të të rejave duke spikatur me performancën e saj. Klea Verri më 20 dhjetor mbushi 17 vjeç dhe perspektiva e saj në këtë sport, duket mëse e sigurtë.
© shkodrasport.com