Në 14 javët e para të kampionatit të sivjetëm, me Vllazninë kanë luajtur plot 20 futbollistë. Kuptohet që kontibutin më të madh e kanë dhënë 13-14 prej tyre. Madje, vetëm dy futbollistë janë ata që i kanë luajtur të plota të gjitha ndeshjet e luajtura deri tani.

Bëhet fjalë për portierin Sherri dhe mbrojtësin Erdenis Gurishta. Ata kanë luajtur 1260 minuta, pra në 14 ndeshje të plota nga 90 minuta. Pas tyre vjen Alsid Tafili, rumunin Dan Geliu Ignat e Valto Zeqaj që janë aktivizuar në 13 ndeshje.

Edhe braziliani Silvio Rodrigues Pereira Junior ka luajtur në 14 ndeshje por nuk ka aq shumë minuta sepse është zëvendësuar në shumë prej ndeshjeve. Ja renditja e plotë e të gjithë futbollistëve të Vllaznisë që janë aktivizuar në ndeshjet e deritanishme të kampionatit:
© shkodrasport.com

1.Alen Sherri 1260 14
2.Erdenis Gurishta 1260 14
3.Alsid Tafili 1170 13
4.Ignat Dan-Geliu 1170 13
5.Valto Zeqaj 1170 13

6.Silvio Rodrigues Pereira Junior 1147 14
7.Olsi Gocaj 1111 13
8.Ardit Krymi 1080 12
9.Arsen Hajdari 980 14
10.Gilman Lika 936 11

11.Silvio Zogaj 895 14
12.Renato Malota 593 9
13.Dejvi Bilali 434 7
14.Antonio Marku 265 4
15.Samet Ruqi 237 5

16.Collins Ikenna Eziamaka 98 6
17.Belajdi Pusi 24 4
18.Zabit Mehmedaj 14 1
19.Sahmet Lushaj 11 1
20.Ergi Borshi 5 1