Shaq (Shak), kështu e thërrasin të gjithë shokët Xherdan Shaqirin. Shaqa, 27-vjeçar, po gëzon një sezon fantastik, sezon që vështirë se e ka imagjinuar në fund të edicionit të kaluar kur ishte me Stoke City, por që tashmë ëndrrat i janë bërë realitet.

Ai ka shënuar 5 gola deri më tani dhe ka dhuruar edhe 3 asistime, teksa është përfshirë në shumë finalizime tjera të të kuqve, duke fituar zemrat e miliona tifozëve në mbarë botën.

Shaqiri ka fituar edhe repsektin e shokëve te “Redsat”, të cilët e thërrasin Shaq (Shak). Futbollisti kosovar me humorin qe e shoqeron padyshim qe eshte kthyer edhe ne nje personazh shume interesant ne ekip.

Madje edhe per tifozet “Shaq” pelqehet shume dhe madje herepashere ata i kane kerkuar trajnerit Klopp t’i jepte me shume besim dhe ta aktivizonte me shume si titullar.