KF Shiroka fiton “derbin” me Veleçikun ne nje sfide shume interesante te luajtur pasditen e sotme ne fushen sportive “Reshit Rusi”. Ekipi shkodran ka fituar me permbysje me shifrat 3-1 duke marre kesisoj fitoren e dyte ne tre jave kampionat dhe tashme me 6 pike te grumbulluara e sheh veten ne vendin e dyte te renditjes.

Takimi i sotem ka qene shume i rivalizuar dhe te paret qe kane kaluar ne avantazh kane qene koplikasit me ane te futbollistit te njohur Arsen Banushaj. Gjate pjeses se pare Veleçiku ka patur edhe 2-3 mundesi te tjera per te realizuar por lojtaret e tij kane neglizhuar para portes se mbrojtur nga Lujkaj. Si rrjedhoje pjesa e pare eshte mbyllur me avantazhin 1-0 ne favor te koplikasve.

Ne te dyten do te ishte histori tjeter sepse Shiroka do ta rriste ndjeshem lojen e saj dhe duke perfituar edhe nga gabimet e miqve ia arriti te marre ate qe deshironte, fitoren. Fillimisht ka qene kapiteni Erjon Vucaj ai i cili ka arritur te barazoje shifrat qe ne minuten e pare te pjeses se dyte.

Kaq ka mjaftuar qe Shiroka “te marre zemer” dhe pas disa minutash do te shenonte edhe golin e avantazhit me ane te futbollistit Ogungbire. Pas ketij momenti, Veleçiku ka patur nje mundesi te arte per te barazuar me ane te Rragamit qe ne nje pozicion shume te volitshem dhe vetem per vetem me portierin kundershtar nuk arrin ta gjuaje sakte topin me koke per ta derguar ne rrjete.

Nga ana tjeter Shiroka pas nje goditje kendi arriti te shenonte edhe golin e trete serish me ane te Ogungbire, kete here me koke dhe ketu do te mbyllej gjithka ne favorin e saj me kete fitore me shume vlere ndaj nje kundershtari te forte si Veleçiku.(www.shkodrasport.com)