Liga e Kombeve ishte një nga turnetë risi në Europë në të cilin mori pjesë edhe Shqipëria duke dështuar, pasi u rendit në vendin e fundit me vetëm një fitore të arritur ndaj Izraelit në Elbasan.

Në fakt, shanset për një kualifikim ishin deri në ndeshjen e fundit të luajtur në Shkodër, ndeshje në të cilën kuqezinjtë u shkatërruan me rezultatin 0-4 nga Skocia.

Skocia e cila ngjalli shpresën te tifozët për t’u ngjitur lart sërish, dështoi në ndeshjen e parë kualifikuese për në Europian, duke u mundur nga Kazakistani me rezultatin 3-0. Kjo ka bërë që gjërat në kampin skocez të ndryshojnë dhe pavarësisht fitores ndaj San Marinos, e ardhmja e Aleks MekLish duket se ka marrë zgjidhje.

Nga dita e sotme, ai nuk do të jetë më trajner i Skocisë dhe lajmi bëhet i ditur nga ‘Daily Mail’ që raporton se brenda ditës së sotme, pritet që zëdhënësi për shtyp i Federatës Skoceze të Futbollit të dalë dhe të komunikojë vendimin e parë për trajnerin MekLish. MekLish e mori drejtimin e Skocisë para ndeshjeve në Ligën e Kombeve, por pa arritur të bindë. /VipSport/